Albspirit

Media/News/Publishing

BERNS: VAJZA KËMBËZBATHUR

 

Një vajzë e zbathur dh’e mjeruar
S’më del nga mendja kurrsesi
Sikur kalldrëmi, duke shkuar,
Ia vriste këmbkat me zili.

Ato nuk bën të jenë zbathur,
Po veshur me meshin të ri,
Dhe vashëza të vijë e mbathur,
Me një landon si Perëndi.

I derdhen flokët mi kraharuar
Posi përroj gjarpërimtar,
Shkëlqimi i syrit të kulluar
Do printe natën çdo lundrar.

Gjith’ bukuroshet i le në hije,
Megjithse bota nuk e njeh,
Është yll e nur përulësije
Dh’ajo m’e dashura mbi dhé.
Shqipëroi Lasgush Poradeci.

Please follow and like us: