Albspirit

Media/News/Publishing

Eda Zari me koncert në Prishtinë për Ditën Ndërkombëtare të Jazzit

Në Ditën Ndërkombëtare të Xhazit në qytetin e Prishtinës do të mbahet një koncert i veçantë. “Love loves to love love”, është titulluar koncerti, i cili vjen nga Eda Zari, Ilir Bajri dhe saksofonisti nga Zelanda e Re, Hayden Chisholm. “Një guidë nate në poezinë e Jazz-it, lidhur me perin e fjalës vibruese! Kjo natë nuk njeh zhurmë, as party, veç prehër e mendje të hapur për dhënie fryme dhe marrje! Flirt dhe interaksion”, thuhet në njoftimin e këtij eventi. Koncerti mbahet më datë 29 prill, duke filluar nga ora 22:30 në Teatrin Oda. Kjo ditë, si iniciativë e Shteteve të Bashkuara, është themeluar në vitin 2011 nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), e cila e ka përshkruar xhazin si “muzikë universale të lirisë dhe kreativitetit”. Xhazi ka qenë prej kohësh një përbërës i rëndësishëm i kulturës amerikane dhe një bashkëveprim me audiencat e huaja. Performanca e artistes dhe debutimet e saj kanë zënë vend në festivale dhe skena të ndryshme internacionale e prestigjioze midis tyre: Prezantimi i saj në Filarmoninë e Kolnit tek Musik Trionale Intern. Festival (që me rolin e saj solist lidh dy stile muzikor me pole të kundërta atë klasik me jazz -blues), International Jazz Contest në Spanjë (Fituese e çmimit – Best femal perfoming), NRW Festival Bonn (Lauruar) pa lënë pa përmendur gjithashtu Eda është soliste në realizimin e një sërë kolonash zanore të shumë filmave serial televiziv të stacioneve më prestigjioze gjermane. Nuk mund të lihet pa përmendur CD “EJA” (kolona zanore që prezantonte zyrtarisht Pavijonin Shqiptar gjatë pesë muajve në Panairin Botëror “EXPO 2000” Hannover / Gjermani), që iu sponsorizua Shqipërisë nga vetë artistja. Soliste në projekte të ndryshme duke përfshirë: Opera, Musical, Opereta dhe shumë prezantime recitale të formës koncertante me formacione Orkestrale, WDR -Rundfunk Orchestra (West German Radio), orkestra e dhomës Dresden, WDR TV etj. Gjatë kësaj kohe Zari është mjaft e kërkuar për shumë aktivitete e projekte internacionale. Ka realizuar disa albume me diverse stilesh muzikore klasik-jazz, pop-soul, dhe world muzik, ku në të cilat nuk mund të lihen pa përmendur Co-produksionet me një sërë artistë të mirënjohur internacional.

Please follow and like us: