Albspirit

Media/News/Publishing

John Mccain pas takimit me Kodhelin takon Metën

Senatori amerikan John Mccain ka mbërritur sot për një vizitë në Tiranë. Ai ka shkuar pranë selisë së Kuvendit të Shqipërisë, për të zhvilluar një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Senatori amerikan John McCain ka mbërritur në Tiranë vetëm pak orë më parë. Ai u prit sot nga Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori Donald Lu.

Gjatë qëndrimit të senatorit McCain në Rinas, ministrja e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli e njohu me progresin e arritur në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin e vendit tonë për të vijuar në këtë drejtim, të bindur se jemi në rrugën e duhur.

Po kështu senatori McCain u takua edhe me personelin ushtarak shqiptar të trajnuar në programe të ndryshme të qeverisë amerikane. Gjatë bashkëbisedimit të tyre, ministrja e Mbrojtjes risolli në vëmendje edhe njëherë misionet ku Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë përfshirë duke nisur nga misioni në detin Egje, deri tek misionet në Afganistan dhe vijoi më tej me stërvitjet e përbashkëta me aleatët.

Gjithashtu ministrja Kodheli u ndal edhe te kontributi i vendit tonë si pjesë e koalicionit global kundër ISIS, kontribut të cilin ministrja Kodheli e cilësoi të duhur dhe të drejtë.

Please follow and like us: