Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA injoron keq Rusinë, ja çfarë i refuzon

“Uashingtoni planifikon t’i shmanget konferencës për pajtim në Afganistan, të cilën sot e organizon Rusia”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner.

“Ne nuk planifikojmë të marrin pjesë në këto bisedime rajonale”, tha mbrëmë Toner dhe ka shtuar se “ishte e paqartë se cili është qëllimi” i bisedimeve.

“Duket se është një përpjekje e njëanshme e Rusisë për të synuar ndikim në rajon”, tha Toner.

Moska i ka ftuar 12 shtete në këto konsultime që thuhet se kanë për qëllim procesin e pajtimit në Afganistan dhe fillimin e bisedimeve direkte ndërmjet qeverisë afgane dhe talebanëve.

Please follow and like us: