Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet një tjetër laborator kanabisi, në një pallat.Nisin hetimet

Një tjetër laborator kanabisi është zbuluar gjatë natës.

Mësohet se këtë herë laboratori i kanabisit është zbuluar në një pallat në lagjen “Kastriot” të Fierit. Burime nga policia thanë se, dy katet e një pallati të ri ishin kthyer në një serë për rritjen e kanabisit.

Por si u zbulua ky laborator? Nga faturat e energjisë që shkonin deri në 3 milionë lekë të vjetra. Kjo gjë ka shkaktuar edhe dyshimet duke sjellë edhe kontrollin e policisë. Dyshimet janë që aty të jenë gjetur mijëra rrënjë kanabisi të mbjella.

Please follow and like us: