Albspirit

Media/News/Publishing

70% e hungarezëve votojnë kundër Sorosit dhe Universiteteve të tij, ministri: Ka presion mbi qeverinë

Shumica e hungarezëve janë shprehur në mbështetje të legjislacionit të propozuar nga kryeministri Orban. Këto rregulla detyrojnë edhe universitetet e themeluara nga Soros t’iu nënshtrohen disa rregullave të reja.

70% e hungarezëve shprehen në mbështetje të nismave të propozuara nga kryeministri për arsimin e lartë.

Në këtë anketim u pyetën mbi 1,000 të rriturit nga të cilët 86 për qind ishin në dijeni të legjislacionit dhe protesta në lidhje me arsimin.

Anketa gjithashtu tregoi 72 për qind e njerëzve nuk e konsiderojnë të nevojshme për të mbajtur një referendum mbi ndryshimet në ligjin e arsimit të lartë. .

Ky projektligj i propozuar nga Orban detyron Universitetet të krijuara nga njerëz jashtë Bashkimit Evropian që nuk mund të japin certifikata pa nënshkruar më parë një marrëveshje me qeverinë.

Po ashtu universitetet të kenë një kampus qëndimi. Kjo synon që Universitetet e huaja të mos kenë avantazhe fiktive kundrejt vetë universiteteve hungareze.

Ndërkohë që duke komentuar këtë situatë minstri hungarez i arsimit u shporeh se: Rrjetet e Sorosit me siguri që do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi qeverinë e Hungarisë.

Departamenti i Shtetit SH.B.A. ka shprehur shqetësime lidhur me legjislacionin, dhe dega ekzekutive e BE-së ka nisur një hetim.

Të dielën, një protestë në Budapest me pjesëmarrjen e rreth 70,000ka dalë në mbështetje të Universiteteve të Sorosit.

Please follow and like us: