Albspirit

Media/News/Publishing

Britanikët: Rusët po vijnë me raketa e mitralozë

Heronjtë e Marinës Mbretërore po vëzhgojnë luftanijet ruse, që marshojnë drejt Kanalit Anglez, për të tretën herë në vetëm gjashtë muaj, shkruajne mediat britanike.

Fregata HMS Sutherland me bazë në Plymouth po shoqëron anijet e Vladimir Putin teksa lëvizin nga Deti i Veriut në drejt të Ngushticës së Dover.

Ministria e Mbrojtjes britanike publikoi këtë të shtunë imazhe që tregonin anijen britanike, e cila ruante një distancë të afërt me anijet Soobrazitelny dhe Boiky.

Anijet moderne, rreth 100 metra të gjata i përkasin flotës baltike të Putin dhe një arsenal raketash e mitralozësh.

Ato pritet që të kalojnë nëpër Dover gjatë orëve të mbrëmjes të së shtunës.

Sekretari i Mbrojtjes Michael Fallon tha se trupat britanikë po i vëzhgojnë anijet me kujdes për t’u siguruar që Britania të jetë e sigurtë.

Si njësi më lartë e Marinës Mbretërore, HMS Sutherland ka për detyrë që t’i bëjnë eskortë luftanijeve që i afrohen Mbretërisë së Bashkuar dhe siç shpjegon për “The Sun” komandanti i kësaj njësie, kjo është diçka rutinë për ta.

Destinacioni i anijeve ruse mbetet ende i panjohur.

Edhe marina holandeze publikoi imazhe të anijeve që po kalonin në Detin e Veriut.

Please follow and like us: