Albspirit

Media/News/Publishing

Gresa Pallaska mahniti publikun skocez

Për të qenë artiste e madhe nuk duhesh të flasësh , tē vallzosh këndosh apo të ekspozosh trupin. Shprehjet dhe emocionet e shfaqura përmes syve dhe të ftyres nganjëher flasin më shum se një mijë fjalë. Në skenën e teatrit mbretëror Theatre Royal në Glasgow dhe atë të Festival Theatre ne Edinburgh, aktorja e mirënjohur Gresa Pallaska mbajti mbi supet e saja performancën e shkëlqyer , vetëm me levizjet e syve dhe mimikën e ftyres

Luajti e mahniti publikun skocez duke i marr me vehte në rrugëtimin e personazhit ,rrefimin e dashuris, dhembjes, dhunēs e vuajtjeve. Mathew Lenton drejtori teatrit Wanishin Point, vuri nē skenë “The 8th Door” njē opera krejt më ndryshe të realizuar ndonjë herë në Skottish Opera.

Është ky një gërshetim mes aktorëve,solistēve të operas dhe orkestrës.Dy aktorët Gresa Pallaka dhe Robert Jack , në këtë produkcion qëndrojnē për 40 minuta të fokusuar me fetyrë para kamerave dhe të projektuara nē ballinën e skenës së teatrit, derisa orkestra dhe 6 solistêt ekzekutojne dhe këndojnē në nivel më poshtë se skena . Gresa me aktrim të shkëlqyer pa thënë asnjë fjalë por vetëm me aktrim vizual përcjell emicionet dhe me forcën e të shprehurit vizual të një historie të dashurisë që nga romanca romantike e krenaria e deri tek përballja me vuajtje e ignorancë që kulmon me mospajtim, dhunë e braktisje .

Kjo opera dhe aktorja kosovare ishin në fokusin e mediave skoceze e britanike dhe u vlersua me 5 yje po thuaj nga të gjithë analistët e artit dhe tê kulturës së këtushme. “Ajo që më la më së tepërmi përshtypje gjat punës me ekipin e shkëlqyer të Scottish Opera ishte vlersimi dhe rrespektimini vlerave tê secilit prej nesh qê punuam në këtê production”- theksoi Gresa gjat bisedës që pata me të. Në mbramjen finale të shfaqjes në Edinburgh nga Kosova enkas për ta percjellur performancën e Gresës erdhën edhe prinderit dhe antarët tjerê të familje, Jam e bekuar dhe me fat me mbështetjen e përhershme të familjes sime e që nuk mungoi edhe me këtë rast, deklaroi ajo. Gresa Pallaska dëshmoi edhe njē herë se është aktore madhështore dhe atë se një shtet dhe komb i vogël kan artistê të mëdhenjē e me vlera të kalibrit ndërkombëtare./thealbanian.co.uk

Please follow and like us: