Albspirit

Media/News/Publishing

“Mbreti i Unazave”, Jarl Ale de Basseville rishfaqet në Shqipëri

 

Lindur në Bordeaux, Francë, më 08 korrik 1970. Pasardhës i Mbretit Harald I të Norvegjisë të shek VIII dhe Mbretit të Normandisë Robert de Basseville dhe pasardhësi i fundit i William the Conqueror.

Multi-artist, aristokrat, sipërmarrës, shumë e quajnë Princi i një mijë e një jetëve.

Rritur në një familje aristrokatike e lidhur me industrinë e naftës, rritur në Vatikan nën kujdesin e Kardinal Guyot, në mes të jezuitëve, françeskanëve dhe benediktëve. Edukuar që në vegjëli me sensin e traditave të hershme dhe kodet e kalorësisë, me një edukim tepër të rreptë në literaturë, filozofi, latinisht, greqisht, politikë dhe gjeopolitikë.

Në moshën 13 vjeçare do të takojë në mjedisin e artistëve që rrethonin familjen e tij, Andy Warhol, ikonën e Pop Art-it, i cili do ta ftojë në The Factory në New York, ku do qëndrojë për dy vjet. Aty do të njihet me fushat e artit: pikturë, skulpturë, filmografi dhe fotografi.

Në moshën 17 vjeçare do udhëtojë në Milano të studiojë pranë artistit të fundit të surrealizmit, Lucchi Renato Chiesa, dhe në moshën 18 vjeçare do të ekspozojë veprat e tij në Metroplitan Museum of modern Arts në New York. Vepra që do të njihen nga kritikë të artit dhe revistat e fundit të artit.

Në moshën 19 vjeçare do të vihet krah Liz Taylor në luftën kundra SIDA-s. Sot është i angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të gruas me Fondacionin Womanity, themeluar nga Yann Borgstetd.

Nga edukimi Jesuit do të katapultohet në revoltat e revolucionit “punk” ku do të bëhej pjesë e kësaj lëvizjeje me Malcom Maclaren, Vivian Westwood, Alexander Mc Queen.

I apasionuar pas botës së modës, pasion i marrë nga stërgjyshja e tij, do të asociohet me stilistin e haute couture, Claude Montana. Ai do lundrojë mes tendencave dhe koleksioneve të fundit, duke kontrolluar në nivel kreativiteti në disa grupe të mëdha franceze dhe ndërkombëtare.

Do të fillojë fotografinë përmes polaroideve dhe do të ftohet nga revistat më prestigjoze, si Vogue, Elle, Paper magazine, The face, Id magazine. Do të ftohet nga Grupi LVMH për t’u bërë drejtor artistik i Dior për linjën kozmetike dhe të parfumeve. Do të bëhet pjesë e revolucionit Fashion me John Galliano dhe Alexander Mc Queen. Gjatë kësaj kohe do të fotografojë modelet më të mira të viteve 80-90.

Do të martohet në 1995 me një nga top-modelet e kohës, Ines Rivero, me të cilën u divorcua pas 3 vitesh martesë.

Më pas do të shpërngulet në Los Angeles, ku do të qëndrojë për 9 vjet duke qenë në krye të shtëpisë më të madhe të produksionit dhe manaxhimit të zbavitjes, Grupi Regency. Aty do të punojë me yje si Tom Cruise, Jane Fonda, Rosanna Arquette, Michael Jackson, Gun’s n Roses, Laura Dern, Salma Hayek, Val Kilmer, Brad Pitt, Korn, Pink, Marlyn Manson etj.

Do të prodhojë dokumentarin mbi Charlie Chaplin dhe shpejt do të ngrejë shtëpinë e tij të produksionit të filmave Limelight Producion. Do të martohet me mbesën e Charlie Chaplin, Kiera Chaplin, me të cilën do të divorcohet në vitin 2007.

Në 2010 do të kthehet në Francë për t’u përqëndruar në luftën e tij në politikë. Ka shkruar manifestin politik “My Duty” (Detyra ime) i cili është botuar në frëngjisht; së fundi në anglisht, ku shpalos të gjithë platformën e tij politike, filozofike dhe financiare për një Evropë të re.

Please follow and like us: