Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani dekoron Kardinalin Ernest Simoni (Troshani)

Presidenti Bujar Nishani po flet në këto momente nga Presidenca, ku pritet të dekorojë Kardinalin Ernest Simoni, me titullin, “Nderi i Kombit”. Në fjalën e tij, Nishani uroi Pashkën për të gjithë shqiptarët, si dhe shprehu kënaqësinë që sot mirëpriti Kardinalin Ernest Troshani. “Nder dhe privilegj të mirëpres Kardinalin Ernest Simoni (Troshani). Sot në këtë ceremoni të thjejshtë por shumë të sinqertë, unë e kam vështirë të zgjedh fjalët më të mira për të thënë. Pasi së bashku me të tjerët ne kemi sot midis nesh, klerikë të devotshëm, besimtarë të palëkundshëm që vazhdojnë pa u ndalur, pa u trembur, pa u rrëzuar që të përçojnë vlerat e lirisë, dashurisë, qoftë edhe në diktaturën më të egër”, tha Bujar Nishani. Papa Françesku shpalli dom Ernest Troshanin , Kardinal, më 9 tetor 2016. Historia e jetës së dom Ernest Troshanit, përloti Papa Françeskun.

Please follow and like us: