Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani: Zgjidhni krizën politike, datën e zgjedhjeve e kam dekretuar

Presidenti Bujar Nishani deklaroi se datën e zgjedhjeve e ka dekretuar, dhe ajo është 18 Qershor. Për Nishanin, u takon politikanëve të zgjidhin ngërçin politik në vend.

Teksa përcjell mesazhin e urimit për Pashkët nga Gjirokastra, Kreu i Shtetit ua kalon topin krerëve të partive politike në vend, duke u shprehur se tashmë u takon atyre të gjejnë zgjidhjen për ngërçin politik në vend.

“Shpresoj që kjo ditë të ndihmojë dhe politikën. Jam optimist se politikanët do të gjejnë zgjidhjen. Datën e zgjedhjeve e kam dekretuar”, u shpreh Presidenti Nishani.

Please follow and like us: