Albspirit

Media/News/Publishing

Kryemadhi: Rama sulmon Bashën dhe Basha sulmon Ramën! Vetëm Çadra në këto 60 ditë na ka kushtuar 6.000 vende pune!

Deputetja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integirm, Monika Kryemadhi është shprehur se sulmi i ndërsjelltë mes Ramës e Bashës po shkakton rritje të papunësisë. Kryemadhi u shpreh se, “sa herë që Rama sulmon Bashën, i humbim 10 vende pune, se ikin nga Shqipëria diku tjetër. Edhe kur Basha sulmon Ramën, i humbim edhe 10 të tjera, sa herë kemi konflikt politik, i humbim 100 vende pune. Ka 60 ditë çadra, që do të thotë 6000 vende pune më pak”.

“Para dy ditësh isha në një takim me disa të rinj, pjesa më e madhe e të cilëve punonin në serat e tyre familjare, por ndërkohë ishin edhe të shkolluar, disa kishin mbaruar për psikolog, disa për mësues dhe më thanë që, edhe pse kemi mbaruar këto shkolla, ne prapë po punojmë në sera, në bizneset tona familjare, sepse nuk shikojmë asnjë dritë jeshile.

Dhe kishin shumë të drejtë, sepse sa herë që Rama sulmon Bashën, i humbim 10 vende pune, se ikin nga Shqipëria diku tjetër. Edhe kur Basha sulmon Ramën, i humbim edhe 10 të tjera, sa herë kemi konflikt politik, i humbim 100 vende pune. Ka 60 ditë çadra, që do të thotë 6000 vende pune më pak.

Investitori i huaj në një konflikt të tillë politik e shikon të pamundur për të ardhur e për t’a zhvilluar këtu biznesin e tij”, shprehet Kryemadhi.

Screenshot 2

 

Please follow and like us: