Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri socialist gjerman kërkon votimin e reformës në drejtësi

Ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel që i përket partisë socialdemokrate gjermane ishte i ashpër me protestën e opozitës dhe bojkotin e parlamentit. “Pas pak javësh kemi zgjedhje në Shqipëri. Në bazë të ligjeve pakicat pranojnë shumicat, sepse më pas pakicat mund të kthehen në shumica. Lind mendimi se ka njëfarë frike për reformën në drejtësi. Ne duam që të zbatohet reforma në drejtësi dhe apelojmë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Gjithë qeveria federale është e bindur se bojkoti i opozitës nuk është i pranueshëm për të shprehur vullnetin. Unë jam socialdemokrat por ka një letër nga CDU për opozitën e këtushme për të hequr dorë nga bojkoti”, tha Gabriel.

Kur nuk gjendet rrugëzgjidhje shpiket rruga e komplotit, tha ministri socialist gjerman duke replikuar kështu me deklaratën e kreut të opozitës Basha në lidhje më një komplot ndërkombëtar kundër opozitës financuar nga qeveria shqiptare me paratë e drogës. Këshilloj të gjenden rrugë për të lënë bojkotin dhe për të shkuar në zgjedhje. Është vështirë të kuptohet që të shpërbëhet qeveria pak kohë para zgjedhjeve, tha Gabriel.

“Keshilla ime per opoziten dhe qeverine eshte zbatimi i ligjit dhe kushtetutes dhe realizimi i zgjedhjeve ne pajtim me kushtetuten. Lidhur me dyshimet Basha duhet te beje propozimet e tij se si mund te shkohet ne keto zgjedhje.ne mudn ti shoqerojme keto zgjedhje ne menyre me intebsive, dhe ense e kerkon opozita kete mund te bejme shume me teper”, tha ministri gjerman.

Në prani të ministrit Bushati, socialisti gjerman tha se i përket një brezi që e di mirë se regjimi i Hoxhës cfarë ngrirje krijoi në këtë vend. “Ne si gjermanë mbështesim për pespektivën evropiane të Shqipërisë edhe pse mbtete shumë për të bërë si reforma në drejtësi. Kjo është shumë e rëndësishme pasi zbatimi i ligjit është ajo që e dallon BE nga të tjerët. Ka shumë interesa dhe është shteti ligjor që në fund të ditës vendos në interes të qytetarëve. Kemi qenë të gëzuar që në Parlament pati konsensus për ligjet më të rëndësishme. Por tani fatkeqësisht po pengohet dhe nuk e kuptojmë mirë. Është absurde që deputete e zgjedhur refuzojnë të bëjnë punën e tyre në Parlament”, tha ai.

Ministri i jashtëm gjerman tha se qeveria dhe BE duhej të kishte bërë më shumë në lidhje me rrjetin energjetik rajonal, duke lënë të kuptohet se investimet gjermane në këtë rrjet janë dëmtuar. Serbia ka bllokuar funksionimin e linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Please follow and like us: