Albspirit

Media/News/Publishing

Modelja: Mendoja se ata që më ofronin punë donin të më çonin në krevat

Modelja dhe ish-patinatorja në akull, Noel Leon, është një femër që ndiqet shumë në rrjetet sociale, falë fotografive që shpesh janë me përmbajtje provokuese.

Ajo mes tjerash është edhe aktore dhe mjeshtre e jogës, ndërsa në Instagram ka publikuar mbi 100 fotografi, të cilat janë parë nga mbi 835 mijë ndjekësit e saj.

“Fillova me modelimin, ndërsa zbuluesit e talenteve filluan të më afroheshin. Në fillim kisha dyshime dhe isha e pasigurt, sepse mendoja se duan të më dërgojnë në krevat”.

“Megjithatë, kur fillova të marr gjithnjë e më shumë oferta për punë, mu rrit vetëbesimi”, ka rrëfyer bukuroshja për revistën Maxim.

Modele, ish-patinatore, aktore dhe mjeshtre e jogës (Instagram)

Noel thotë se atë shpeshherë nuk e marrin seriozisht kur flet me miqtë, ndërsa ka treguar se modelimin e ka mësuar nga filmi “Zoolander”.

Please follow and like us: