Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Sfida jonë, zbatimi i vettingut. Gabriel: Kush bojkoton parlamentin largon vendin nga BE

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë angazhimin e qeverisë që ai drejton për zbatimin e vettingut. Gjatë një konference të përbashkët me ministrin  Jashtënm gjerman Sigmar Gabriel, kryeministri Rama tha se vendi ynë është gati për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE.

“E vlerësoj për angazhimin për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e integrimit euriopian të Shqipërisë, i jemi shumë mirënjohës Gjermanisë, qeverisë gjermane, kancelares dhe ministrit të Jashtënm për mbështetjen e realizimin e reformave transformuese në vend dhe padyshim reformës në drejtësi”, tha Rama.

Më tej Kryeministri u shpreh se e informoi ministrin e Jashtëm për të gjitha hapat që Shqipëria ka ndërmarrë në përmbushje të prioriteteve për anëtarësimin në BE dhe sipas tij për të gjitha sfidat që ne kemi, duke nisur nga më e rëndësishmja që është fillimi zbatimit të vettingut, për të pastruar sistemin e drejtësisë.

Në fund të fjalës së tij Rama theksoi se synon që në Shqipëri dhe rajon të afirmohet fryma Europiane dhe të mbahet larg fryma e aktorëve të tretë që nuk kanë lidhje me perspektivën europiane të Shqipërisë.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm gjerman Zoti Gabriel nënvizoi dhe një herë thirrjen drejtuar opozitës për të ndalur bojkotin e parlamentit i cili largon vendin nga integrimi në BE.

“Ne jemi gati të ndihmojmë duke sjellë më shumë vëzhgues zgjedhorë, të diskutojmë më tepër për financimin e fushatës zgjedhore por për këtë duhet të flasim në parlament dhe jo në çadër. Këshillojmë me urgjencë që ky bojkot të mbyllet. Nëse zgjedhjet bojkotohen dhe vendi kalon në situatë kaotike ne nuk mund tju  mbështesim. Kush bojkoton parlamentin largon vendin nga BE”, tha Gabriel.

Please follow and like us: