Albspirit

Media/News/Publishing

Pse e kuqja është simbol i revolucionit?

Origjina e simbolit shkon prapa në kohë, në vitin 1789, kur Asambleja Kombëtare Franceze votoi zbatimin e ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme, në raste trazirash. Ligji shpallte se si sinjal paralajmërues, Garda Kombëtare do të ngrnte një flamur të kuq. Me ta parë atë, Markezi de La Fayette do të hapte zjarr mbi turmën, duke vrarë një duzinë parisienësh.

Disa ditë më vonë në krye të një kortezhi të madh u shfaq një flamur i kuq me fjalët “Ligji i gjendjes së jashtëzakonshme i popullit Ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme të Mbretit”. Kuptimi ishte: “Rebele” është qeveria, e cila është vënë kundër popullit. Më pas, flamuri i kuq është përdorur në kryengritjet e shekullit të nëntëmbëdhjetë, në Komunën e Parisit (1871) dhe në fund nga bolshevikët rusë.

Please follow and like us: