Albspirit

Media/News/Publishing

Sherri me Ledionin për audiencën, Rudina Xhunga: Është i vogël, do rritet dhe ai

(Minuta 10:30)

Disa ditë më parë, Ledion Liço pati një shpërthim të ashpër kundër Rudina Xhungës, pas një shkrimi të publikuar në portalin e kësaj të fundit ku thuhej se audienca e  “The Voice of Albania” ka rënë.

c3a54f2d25dfeb1d6ac00343d118e9a1Shkrimi i publikuar ne dritare.net

Ledioni postoi një foto në Instagram ku tregonte grafikën e së premtes, ku në krye me shikueshmëri më të lartë ishte Top Channel.

ledioniPostimi i Ledion Licos

“Per Xhungat e kësaj bote, dhe per @rudinaxhunga e cila shkruan keq jo sepse mendon keq per topchannel albania por sepse ky i fundit e percolli per ne dritaren e fundit!”, kishte shkruar ai bashkangjitur fotos.

Por së fundi Rudina i është përgjigjur atij gjatë një interviste të dhënë në IvTv.

Ajo është shprehur se ishte një situatë e pakëndshme por i qëndron mendimit se për ‘Voice” nuk dëgjon më të flitet.

“Unë e mësova në mëngjes gjithë shpërthimin e tij, kur një mikeshë ma çon postimin. Nuk më erdhi keq për atë shkrim. Ledioni është një çun i vogël, do rritet dhe do mësojë. Por gjithsesi unë Ledionin e kam xhan. Ai është një djalë i talentuar, ka qenë shpesh herë në shtëpinë time për drekë, kemi ndarë biseda dhe kemi qenë edhe shumë miq. Por është një çun i vogël që do rritet”, është shprehur gazetarja duke shtuar gjithashtu se Ledionit i ka hyrë vetja në qejf.

Please follow and like us: