Albspirit

Media/News/Publishing

Basha shpërthen ndaj Ramës e Metës/Mos na bëni si ëngjëj sikur po e bëni për të mirën tonë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po flet në këto momente nga çadra e lirisë përpara kryeministrisë.

Basha në komunikimin e tij nga çadra ka folur për kërkesën e PS-LSI, për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve.

“Kodi zgjedhor thotë se sot në mesnatë duhet të regjistrohen koalicionet. Këta menduan se shqiptarët si dele dhe opozita do të priste që të merrte hanxharin nga krimi dhe droga. Ligji është ligj, veçse kur do Rama dhe Meta. Kjo është fytyra e vërtetë e Republikës së vjetër. Na dalin si ëngjëj që po shtyjmë datën për të mirën tonë. Për të mirën e shqiptarëve dhe jo të partive politike, zgjedhje të lira dhe të ndershme do të ketë me qeveri teknike”, tha Basha.

Please follow and like us: