Albspirit

Media/News/Publishing

Sonila Meço: Maxhoranca ka vullnet për të cënuar ligjshmërinë e zgjedhjeve

Pra maxhoranca ka vullnet për të cënuar ligjshmërinë e zgjedhjeve. Jo vetëm vullnet, por edhe zell për ta zbatuar: kodi zgjedhor e ligji shkelen me shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ. Maxhoranca sapo imponoi shkeljen e ligjit nga institucioni që organizon zgjedhjet në vend e që ka për detyrë të respektojë vetëm kodin zgjedhor.

Pra opozita paska patur të drejtë kur thosh se kjo maxhorancë do cënojë ligjshmërinë e zgjedhjeve. Precedenti i një vullneti për ta bërë ndodhi.

Dhe kur precedenti i keq ndodh, sjell me vete masa të tjera edhe më të rënda ‘të justifikueshme’.

Please follow and like us: