Albspirit

Media/News/Publishing

Truproja shqiptare që mbron klientë në mbarë botën

Bodigardja shqiptare në Greqi, Denida Zinxhiria punon në industrinë ndërkombëtare të sigurimit prej 15 vjetësh. Sot ajo trajnon truproja. Programi i saj për mbrojtjen e femrave është cilësuar ndër 10 më të mirët në botë.
Dëshira për t’u bërë bodigarde i ka lindur shumë natyrshëm. Kishte mbaruar gjimnazin kur i ra në duar një revistë që informonte për një shkollë private që përgatiste truproja. Ishte hera e parë që një femër telefonte në këtë numër. E megjithatë pavarësisht stepjes së stafit të shkollës, Denida Zinxhiria nuk ndali së ndjekuri dëshirën e saj, pasi bëri shkollën e parë për truprojë në Athinë në 2002 me Grupin e Mbrojtjes së VIP-ave.
“Unë jam pronarja e “Athena Worldwide LLC” e cila është e regjistruar në shtetin e Teksas-it në Dallas. Kjo kompani ka aktualisht zyrat e saj në Turqi, Britani, Danimarkë dhe Australi. Një kompani që afron shërbime konsulence. Ne mund të punësojmë dhe t’u afrojmë punë femrave truproja në çdo vend të botës ku një klient ka nevojë për to.
Unë kam pasur fatin të punoj rreth e qark globit me kontrata që paguajnë nga 6000 deri 9000 USD në muaj. Momentalisht ka shumë kërkesa për truproja femra dhe është e vështirë të gjesh profesioniste për të përmbushur nevoja.”- është shprehur ajo.

Please follow and like us: