Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Rama më parë vret veten se sa ikën nga pushteti

Të forta kanë qenë deklaratat e pak minutave më parë të ish-kryeminstrit Sali Berisha nga çadra e opozitës. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se karrigja e pushtetit është për të shtylla kryesore e pushtetit, si dhe se do t’i heqë kokën opozitës me anë të krimit. Gjithashtu Berisha është shprehur se Rama më parë vret veten se sa ikën nga pushteti.

Shqipëria që do Edi Rama është Shqipëria e karriges së tij. Për karrigen e tij, krimin e ka shtyllë kryesore të pushtetit, sepse me krimin emëron rektorët, vjedh kasafortat më sekrete të shtetit, u vjedh njerëzve të pambrojtur, ndërsa ne duam Shqipërinë e votës së lirë. Rama do Shqipërinë e drogës, se ajo është Shqipëria e karriges së tij. Edi Rama më parë vret veten se sa ikën, sepse tentativa ka patur jo vetëm një herë në jetën e tij. Për të ikur ai nuk ikën. Për të dëgjuar zërin tonë, ai nuk e dëgjon, por ju shtyj ta bëjmë që të dëgjojë zërin tonë. Urojmë t’i vijë mendja dhe të pranojë zgjidhjen e kushteve tona.” – tha Berisha.

Please follow and like us: