Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan do takohet me Trump në Uashington, në 16-17 maj 2017

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmërua ditën e sotme se do të takohet me homologun e vet amerikan, Donald Trump, në Uashington në 16-17 maj 2017. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke të cilat i janë referuar kabinetit Erdogan.Ky do të jetë takimi i tyre i parë që prej ditës kur Donald Trump mori detyrën zyrtare si president i SHBA-së, në muajin janar.

Po ashtu, Erdogan ka thënë se kundërshtimi i rezultatit të referendumit, që i jep atij pushtet të ri gjithëpërfshirës, është përtej juridiksionit të Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut, gjë që do të thotë se çdo shpresë për ta tjetërsuar atë është e kotë.

Please follow and like us: