Albspirit

Media/News/Publishing

Gafa tjetër nga Tërmet Peçi, sfidë e re në “përpallim”

Kryetarin e bashkisë së Tepelenës, Termet Peçin, po e ndjekin gafat nga pas, duke e bërë hit në rrjetet sociale. Gafa e parë e tij ishte gjatë një fjalimi në zgjedhjet lokale ku kandidonte për kryetar bashkie, ku në vend që të thoshte fitore plebishitare, tha fitore “publicitare”. Gafa e dytë është disi me spec, pasi puna ndërlikohet për shkak të fjalës së shkruar në një postim në faqen zyrtare të Bashkisë Tepelenë në Facebook. Në shkrimin ku bashkia shkruan për punët që ështe duke bërë, nuk shkruan përballim por shkruan “përpallim”.

282443

Please follow and like us: