Albspirit

Media/News/Publishing

Mbyllet pa emër edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit, raundi i 3-të të enjten e ardhshme

Përfundon pa rezultat edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Një ditë nga zhvillimi i raundit të parë, Parlamenti u mblodh sërish në një seancë plenare të veçantë ku sërish nuk u paraqit asnjë kandidaturë.

Në një seancë që zgjati vetëm 3 minuta, u deklarua i ezauruar edhe raundi i dytë. Pas seancës plenare, Konferenca e Kryetarëve caktoi të enjten e ardhshme në ora 15.00 seancën e radhës kur edhe do të zhvillohet raundi i tretë i votimit.

Mazhoranca i ka bërë thirrje opozitës të bëhet pjesë e procesit për të zgjedhur një president konsensual, edhe pse ka shumicën e mjaftueshme dhe mund ta zgjidhte kreun e shtetit që në raundin e parë me 84 votat e nevojshme.

Ndërkohë, opozita nuk ka pranuar të bëhet pjesë e proceseve parlamentare pa dorëheqjen e kryeminsitrit Rama dhye formimin e qeverisë teknike.

Please follow and like us: