Albspirit

Media/News/Publishing

Meta i përgjigjet Blushit: Ja pse nuk po e zgjedhim presidentin e ri

Ilir Meta ka marrë fjalën në parlament për të replikuar me Ben Blushin i cili akuzoi se përmes procedurave PS-LSI po kërkojnë shyrjen e zgjedhjeve. Po kështu Blushi foli edhe për raundet e dështuara të zgjedhjes së Presidentit.

Meta u shpreh se është kërkuar shtyrja e regjistrimit të koaliconit për ti dhënë mundësi PD-së. Po kështu tha ai edhe për Presidentin po presim PD-në.

Meta: “Nuk marr përsipër të shpjegoj procedurat. Dëshira dhe vullneti ka qenë për të evituar një krizë më të madhe, për ti dhënë një mundësi PD-së dhe partive të tjera që të përfshihen në garë për 18 qershorin. Po kështu edhe për zgjedhjen e Presidentit kemi kërkuar që të përfshihet edhe opozita. Raundet do i bejmë se janë detyrime kushtetuese. Kushdo që kundërshton këto veprimeve procedurale ti drejtohet organe ligjzbatuese (gjykatave)”.

Please follow and like us: