Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Irani destabilizon Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit Tillerson e shpalli gabim marrëveshjen atomike ndërkombëtare me Iranin. Qeveria iraniane i hodhi menjëherë poshtë akuzat amerikane.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson e akuzoi Iranin se po destabilizon shtetet në Lindjen e Mesme. Ai tha se një marrëveshje ndërkombëtare e arritur me Iranin para dy vjetësh ka dështuar në synimin e saj për ta vënë nën kontrollin programin atomik të Iranit. Tillerson tha se administrata e Trumpit do të rishqyrtojë tani të gjitha rreziqet që paraqiten nga Irani.

Por qeveria e Iranit i hodhi poshtë si të “konsumuara” deklaratat e SHBA. Qeveria e SHBA duhet ta pranojë se Irani i përmbahet detyrimeve të marrëveshjes, tha ministri i Jashtëm i Iranit Mohammed Xhavad Sarif në rrjetin e twitter-it.

Presidenti i SHBA, Donald Trump e ka kritikuar marrëveshjen ndërkombëtare për kontrollin atomik të Iranit si gabim të rëndë të paraardhësit të tij, Barack Obama. Megjithatë, që prej ardhjes në pushtet në janar, Trumpi nuk veproi për ta “gërrisur” marrëveshjen, siç kishte lajmëruar.

Vëzhguesit presin hapa të tjera amerikanë, që të sqarojnë synimet e administratës së Trumpit ndaj Iranit.

Please follow and like us: