Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Beteja jonë për zgjedhje të lira e Shqipëri të sigurtë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot ndaj deklaratave se opozita po kërkon të desibalizojë vendin. Me një deklaratë publike, Basha shkruan se beteja e opozitës është për një demokrati të vërtetë dhe një Shqipëri të sigurtë.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

Beteja jonë për zgjedhje të lira, për demokraci të vërtetë dhe për një Shqipëri të lirë nga droga dhe krimi, nuk është vetëm për fatin e shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë. Kjo është betejë edhe për Europën, edhe për Amerikën, sepse është betejë për vlerat e përbashkëta dhe për sigurinë e përbashkët. Një Shqipëri e sigurtë, kontribuon për një Europë të sigurtë. Një Shqipëri demokratike dhe e fortë kontribuon në partneritetin strategjik dhe sigurinë euroatlantike. Ndërsa një Shqipëri që ka humbur kontrollin e territorit dhe të kufijve, me një qeverisje të kapur nga krimi sjell pasiguri për Europën dhe kthehet në konsumator të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Liria, demokracia dhe mirëqeverisja janë të vetmet garanci për stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien, për sot dhe për nesër.

#NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe

Please follow and like us: