Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-pronari i televizionit shqiptar akuzohet se nuk paguan rrogat te ‘Leyton Orient’

Ish-pronari famëkeq i televizionit Agol Channel, Francesco Becchetti, duket se e ka dënuar veten përjetësisht për të pasur probleme me ligjin. Pasi “u dëbua” nga qeveria shqiptare për mospagim të detyrimeve tatimore, por që në fakt sipas tij ka qenë një sulm ndaj medies së lirë që ai krijoi në Tiranë, Becchetti po akuzohet edhe në Angli si një njeri i cili mashtron.

Siç shkruajnë mediet britanike dhe ato italiane, tifozët e skuadrës që Becchetti ka marrë në pronësi, Leyton Orient, e kanë akuzuar atë se nuk po paguan rregullisht lojtarët dhe se ka një borxh të akumuluar.

Ata janë organizuar në një protestë për të detyruar pronarin e klubit anglez t’i japë fund skandalit dhe të largohet.

Please follow and like us: