Albspirit

Media/News/Publishing

Mbahet ceremonia e çmimeve akademike, vlerësohen shkrimtarët

Është zhvilluar ceremonia e çmimeve për botuesit e rinj në Akademinë e Shkencave.

Çmimi special i karrierës i dha akademikut Idriz Ajeti. Çmimi për kërkuesin e ri shkencor iu dha Rigers Bakiut së bashku me shpërblim 500.000 lekë.

Çmimin për kërkuesin e ri shkencor në Fushat Shoqërore e morën Andi Rrembeci dhe Sokol Cunga, të cilët u shpërblyen me vlerën vlerën 500.000 leke.

Kryetari i Akademisë se Shkencave Korkuti tha se kjo ishte garë e vështirë ishin 49 vepra shkencore, dhe do vijojnë të mbështesë studiuesit e rinj.

Nga ana tjetër fituesit shprehën se kanë nevojë për ndihmën e Akademisë dhe nëse nuk do i ndihmonte shoqëria biblike nuk do botonin librin.

Çmimin Radovicka e fitoi Niko Pano për kërkimet e resurseve ujore të Shqipërisë, i cili u vlerësua me 1 milionë lekë. Çmimi Çabej i jepet Pëllumb Xhufit për librin Arbërit e Jonit, ku iu dha çmimin me çekun 1 milionë leke. Xhufi tha se është vlerësimi i parë që merr nga Akademia dhe është një nxënës i Çabejt dhe Aleks Budës.

Please follow and like us: