Albspirit

Media/News/Publishing

Rama-kuksianëve: Nëse PD nuk hyn në zgjedhje, PS ju përfaqëson

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot të rinjtë kuksiane që votojnë për herë të parë.

Kreu i qeverisë, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste u kërkoi  të rinjve kuksianë se nëse duhet të votojnë më 18 Qershor, duhet ta bëjnë për të ardhmen e tyre. Por në kushtet kur PD është në çadër dhe kërcënon me bojkot të zgjedhjeve, kryeministri ka një rrugëzgjidhje.

Frika është këshilltari më i keq i njeriut, por frika nga drejëtsia është udhërrëfyesi më i keq për një politikan. Politikanë që i frikohen drejtësisë nuk i duhen as dreqit. Prandaj thuajini shokëve të klasës, lagjes, fshatit që nuk besojnë tek PS se kushtet kur PD do të ngujohet në cadër dhe nuk do vijë në zgjedhje, ne do marrim përsipër barrën që ti përfaqësojmë dhe ata.
Sepse PD mori vijimësisht një besim të madh me votë këtu në Kukës dhe në Tropojë, por u desh që të vinte PS që sot në Kukës nga 200 e ca legalizime 8 vjet me Pd të jenë më shumë se 1100 lekalizime në 4 vite, dhe ne nuk i pamë shtëpitë e prindërve tuaj me dylbi me ngjyra, kjo blu nuk legalizohet kjo vjollcë legalizohet. Jo ne i shohim si mundin e djersënm e prindërve tuaj
”.

Please follow and like us: