Albspirit

Media/News/Publishing

Japonia bashkohet me SHBA kundër Koresë së Veriut

Përkeqësohet situata në gadishullin Korean. Flotës amerikane i është bashkuar dhe Japonia e cila ka dëguar dy luftanije për t’iu bashkuar me SHBA.

Flota amerikane “USS Carl Vinson”, e cila prej disa ditësh ndodhet pranë gadishullit Korean.

Luftanijet japoneze “Ashigara” dhe “Samidare” lanë bazën e Sasebo dhe iu bashkuan marinës amerikane, raporton media japoneze NHK. Stërvitja e përbashkët shihet si një shfaqje e forcës ndaj kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut.

Në një kohë që tensionet janë rritur në gadishullin korean, disa media amerikane raportojnë se SHBA ka nisur drejt gadishullit edhe 2 aeroplanmbajtëse të tjera që pritet të mbërrijnë javën e ardhshme.  SHBA i ka bërë thirrje Koresë së Veriut të mos ndërmarrë prova të reja bërthamore.

Please follow and like us: