Albspirit

Media/News/Publishing

Rama jep një mesazh të fortë nga Gjirokastra

Kryeministri Edi Rama duke iu drejtuar sot votuesve për herë të parë në Gjirokastër e mes tyre gjithë shqiptarëve ka theksuar fort se nuk do të lejohet përsëritje historish të dhimbshme të shqiptarëve, duke iu referuar vitit 1997.

Në nisje të fjalës ai ka falenderuar dhe cmuar rolin e madh të deputetit socialist Bashkim Fino, i pranishëm në këtë takim.

“Pse është Bashkimi këtu? Është këtu se ai nuk ikën dot nga Gjirokastra, pavarësisht se puna e ka cuar në Tiranë, sot ai është me ne si dëshmi kuptimplotë e asaj që ka ndodhur. Sa herë është puna për të prishur punë kemi saliun, sa herë është puna për të bërë shtet kemi PS, sa herë është puna për të shkatërruar kemi Saliun, sa herë është puna për të hapur rrugën e vendit kemi PS. Nuk e përmenda rastësisht Bashkimin se është dëshmitar i një historie të dhimbshme, tragjike për vendin, një historie që ndodhi kur shumë nga ju nuk kishit lindur akoma, histori që prindërit tuaj e mbajnë mend mirë dhe kurrë nuk duan të përsëriten”- tha Rama.

Sipas Ramës, “ata që janë në cadër janë për një arsye shumë të qartë, kanë një frikë të pangushëllueshme nga drejtësia, ajo frikë i ka mbyllur në cadër e ti zënë bulevardin qytetarëve, kurse ne jemi këtu me vendosmërinë e madhe që vendit të mos i lejojmë përsëritjen e historisë, por edhe të mos lejojmë që t’u mbyllet rruga e drejtësisë. Ne nuk tërhiqemi para jo cadre, por asnjë force, presioni, kërcënimi apo shantazhi”- tha prerë Rama.

Please follow and like us: