Albspirit

Media/News/Publishing

Fleckenstein dhe McAllister nesër në Tiranë, me draft marrëveshje

Dy deputetë të Palamentit evropian do të vijnë nesër në Tiranë me përpjekjen për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend. Fleckenstein dhe McAllister ndërkohë kanë hartuar një draftmarrëveshje e cila do të diskutohet me palët kryesore politike në vend.

Fillimisht dy eurodeputetët do të japin një deklaratë për shtyp dhe në vijim do të kenë takime me kryeministrin Edi Rama së bashku me kryetarin e kuvendit Ilir Meta, ndërsa më pas me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi mes zotit Basha dhe David McAllister është i konfirmuar ndërkohë që ka paqartësi për praninë në këtë takim të eurodeputetit Fleckenstein, shkruajtën mediat sot në Tiranë.

Dy deputetët europianë do të lënë Tiranën të mërkurën ndërkohë që afati i fundit i listave të deputetëve është 29 prilli me mundësinë e vetëm një jave shtyrje.

Please follow and like us: