Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani i jep shtetësinë shqiptare Haradinajt dhe bashkëshortes së tij

Presidenti Bujar Nishani i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortes së tij Anita Haradinaj. Dekreti është firmosur sot nga kreu i shtetit shqiptar.

“Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, u jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të Ramush Hilmi Haradinaj dhe Anita Mustafë Haradinaj”, thuhet në dekretin e presidentit për shtetësinë e Haradinajt.

 

Please follow and like us: