Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA kërcënon Phenianin në rast të një tjetër testi bërthamor

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, nuk përjashton një bombardim ajror të SHBA-ve kundër Koresë së Veriut, nëse Pheniani do të kryejë një tjetër test bërthamor.

“Nuk do të bëjmë diçka që nuk ka arsye”, – ka shpjeguar ajo, duke cituar shembullin e një sulmi nga një bazë ushtarake apo përdorimin e një rakete balistike ndërkontinentale. Nëse Koreja e Veriut do të kryejë testin e gjashtë bërthamor, atëherë “presidenti Donald Trump, do të hyjë në fushë dhe do të vendosë se çfarë duhet të bëjë”.

Ambasadorja amerikane, pastaj ka vlerësuar përpjekjen e Kinës për t’i bërë presion Koresë së Veriut, për të ndaluar testet raletrore. Pekini e ka cilësuar liderin Kim Jong-un, si të paqëndrueshëm dhe paranojak. Mbi arrestimin e qytetarit amerikan në Phenian, fundjavën e shkuar, Haley ka pohuar në fund që Koreja e Veriut përdor burgosjet si “mjet bisedimesh” me SHBA-të.

Please follow and like us: