Albspirit

Media/News/Publishing

Suedi, arrestohet i dyshuari i dytë për sulmin me kamion ku u vranë 4 persona

Është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër në lidhje me sulmin vdekjeprurës me kamion në kryeqytetin suedez në fillim të këtij muaji, njofton policia suedeze.

Policia njoftoi se i dyshuari u arrestuar dje pas procesimit të një sasie të madhe të materialeve të hetimit ndaj sulmit në Stokholm. Policia shtoi se nuk do të japë më shumë informata tani për tani. Në sulm u vranë katër persona dhe u lënduan 15 të tjerë.

Please follow and like us: