Albspirit

Media/News/Publishing

Axhenda e Brukselit për krizën në Tiranë, takime të ndara dhe jo tryezë

Zv.presidenti i PPE-së, David McAllister, dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein mbërrijnë sot në mesditë në Tiranë me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për krizën politike në vend.

Takimi i parë i tyre do të jetë me përfaqësuesit e qeverisë Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.

Më pas rreth orës 16.00 Zv.Presidenti i Partisë Popullore Europiane David McAllister që do të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Eurodeputeti Knut Fleckenstein nuk do të marrë pjesë në këtë takim

Axhenda e Fleckenstein dhe McAllister nuk parashikon të tjera takime, por ajo është lënë e hapur që në rast të nevojës të ketë sërish takime me palët.

Përvec takimeve dypalëshe nuk pritet të ketë tryezë të përbashkët Rama- Meta-Basha, për aq kohë sa këta të fundit nuk do të kenë rënë fillimisht dakord për nënshkrimin e një marrëveshjeje politike.

Takimet e veçanta të negociatorëve me përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës do të jenë përcaktuese lidhur me thirrjen e një takimi të përbashkët nga negociatorët, apo largimit të tyre nga Shqipëria pa marrëveshje.

Please follow and like us: