Albspirit

Media/News/Publishing

“ERTV’’ një mashtrim, Rama ‘live’ me romët në Vlorë, kryeministri ‘’tjetër’’ në Tiranë

Kryeministri Rama duket se këto kohë ka shtuar dozat e të shfqurit në media. Dhe sikur mos t’i mjaftonin të gjitha ekranet pak javë më parë ‘hapi’ televizionin e tij ‘ERTV Live’’.

Një formë e re kjo që kryeministri bënte komunikimin e tij pa ndërmjetës me ndjekësit në rrjetin social ‘Facebook’.

Edhe pse një konkurrencë e hapur për mediat deri diku edhe mund të pranohet. Po nga ana tjetër ajo që shohim sot është se ‘ERTV LIVE’ nuk është edhe aq ‘’Live’’ pasi Rama në ‘Facebook’ gjendet në një takim me komunitetin rom dhe egjiptian në Vlorë ndërkohë që kryeministri ishte në një takim me kreun e Kuvendit Meta.

Të paktën këtë transmetojnë ekranet e mediave tradicionale. Pak minuta më pas Rama pritet të jetë në një takim me negociatorin për zgjidhjen e krizës David McAllister dhe kreun e Kuvendit Meta.

Kryeministri mesa duket gjatë gjithë ditës do të jetë prezent, qoftë edhe me ‘kaseta’ të transmetuara një ditë më parë. (SHUPLAKA)

Please follow and like us: