Albspirit

Media/News/Publishing

Propozohet ligj për zhvendosjen e Leninit nga Mauzoleumi në Moskë dhe varrosjen e tij

Përfaqësues të partisë së Presidentit rus, Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar dhe të një partie nacionaliste pro-Kremlinit, kanë paraqitur në Parlament një ligj që kërkon zhvendosjen e trupit të Vladimir Leninit nga Mauzoleumi në Moskë. Propozuesit kanë argumentuar se sondazhet tregojnë se shumica e njerëzve nuk dëshiron që Lenini, lideri Bolshevik të prehet aty ku është balsamosur që nga viti 1924. Përpjekjet e mëhershme për të lëvizur trupin dhe djegur atë, apo varrosur, janë kundërshtuar dhe për pasojë janë anulluar. Edhe kësaj radhe komunistët kanë deklaruar se do të ketë protesta, por duket se çështja mund të marrë një zgjidhje përfundimtare. Mauzoleumi është një destinacion turistik në Moskë. Ligji është propozuar dy ditë para ditës së lindjes së Leninit.

http://www.reuters.com/article/us-russia-lenin-idUSKBN17M265?utm_source=…

Please follow and like us: