Albspirit

Media/News/Publishing

Amabasadori amerikan Lu takohet me Ramën

Ikja pa asnjë marrëveshje e negociatorëve ndërkombëtarë David McAllister dhe Knut Fleckenstein, ka shkaktuar një valë takimesh ditën e sotme. Rama, pas takimit me Metën po zhvillon një takim me ambsadorin amerikan Donald Lu. Mendohet se në fokus të takimit është zgjidhja e ngërçit politik në vend.

Edhe pse Rama deklaroi se do të bëntë lëshime duke i dhënë opozitës 4 ministra, Lulzim Basha ishte i prerë mbrëmë duke i dhënë një “jo” e duke i qëndruar kërkesës së tij për qeveri teknike pa Ramën kryeministër. Nga ana tjetër situata në vend ka bërë që edhe ambassadorët e BE-së në shqipëri të zhvillojnë një takim jashtë axhende në zyrën e Vlahutin.

Please follow and like us: