Albspirit

Media/News/Publishing

Surpriza e Ambasadorëve/ Takim me Blushin e aleatët e PD. Ftesë për hyrje në zgjedhje?!

Pas dështimit të negociatave mes opozitës dhe mazhorancës për zgjidhjen e krizës politike, ambasadorët Lu, Vlahutin dhe Borchard kanë thirrur në një takim kryetarët e partive të vogla dhe aleatët e Bashës.

Kështu, burimet thonë për mediat se Arben Duka, Vangjel Dule, Nard Ndoka, Ben Blushi, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Shehi janë thirrur në takim “informues për procesin e negociatave” që dështuan ditën e djeshme. Takimi do të zhvillohet ditën e premte më datë 28 prill në orën 10. Ftesa i është çuar kryetarëve të partive të sipërpërmendura dhe mbetet për t’u konfirmuar pjesëmarrja e tyre.  Gjithashtu, takimi vjen 1 ditë para afatit përfundimtar të regjistrimit të partive në KQZ që është 29 Prilli.

SMS-ja

Pershendetje z. Madhi, z. Duka, z. Dule, z. Ndoka, z. Blushi, z. Idrizi, z. Shehi Ambasadori Borchardt, Ambasadori Lu dhe Ambasadorja Vlahutin kane kenaqesine t’ju ftojne ne nje takim informues per procesin e negociatave te zhvilluar mbreme.

Takimi do te zhvillohet diten e premte, dt. 28 prill ora 10:00, vendi per t’u konfirmuar. Ju lutem me konfirmoni nese axhenda juaj e mundeson pjesemarrjen tuaj ne kete takim. Ju faleminderit

Please follow and like us: