Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Njerëzit e tu do ia mbathin si Gramoz Ruçi, me rroba grash. Reagon Rama

Deklarata të ashpra janë shkëmbyer mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama. Nga çadra e opozitës, Berisha i kërkoi Ramës të mos vazhdojë me përgatitjen e zgjedhjeve, në të kundërt e pret fundi fatal.

“Mos guxo të bësh hapa drejt zgjedhjeve sepse do kesh fundin fatal që meriton. Të jesh i bindur që ata që ke përreth dhe nuk të lejojnë ty të japësh dorëheqjen, nuk kanë asnjë hall tjetër vetëm milionat që kanë vjedhur bashkë me ty. Nuk kanë asnjë dashuri tjetër, përveçse mundësisë për të vjedhur më shumë. Ata do tia mbathin, midis tyre edhe me rroba grash siç bëri Gramoz Ruçi në 1996. Tani nuk është 1996, por Revolucioni Demokratik, i cili do tu krehë me radhë. Paralajmërimi së fundmi është ky, mos imagjino se do shkosh në zgjedhje duke u përvetësuar votën shqiptarëve. Mjerë ti po vazhdove në këtë rrugë”, tha Berisha.

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar prerë se  zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor.

“Lojëra me 1 milionë njerëz që na kanë dhënë besimin për të reformuar dhe për të bërë shtet vendin nuk ka më. Zgjedhjet janë më 18 qershor, ne jemi të qartë e të gjithë ta kenë shumë të qartë”,­ tha Rama.

Please follow and like us: