Albspirit

Media/News/Publishing

Ndryshimet në polici. Vihet zëvendësuesi i Çipës, ikën dhe Ervin Hodaj

Idajet Faskaj, do të zëvendësojë Ardian Çipën në postin e Drejtorit të Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda. Deri tani Faskaj mbante postin e drejtorit për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit Ndërkohë Ervin Hodaj nuk do të jetë më  drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës. Në vend të tij është emëruer dhe vjen Ardian Veliu.

  • Lorenc Panganika do të emërohet drejtues në Gjirokastër.
  • Sokol Bizhga do të emërohet në vend të Niko Brahimajt në postin e drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale.
  • Në Shkoder do shkojë Gjovalin Loka. Në Elbasan emërohet Arben Dashi.
  • Në Durrës largohet Perlat Çullhaj për t’u zëvëndësuar nga Alfred Cepa.
  • Në Lezhë emërohet Bledar Çeliku, ndërsa Arben Skendo largohet nga SHÇBA për t’u emëruar drejtor i policisë në Korçë.
  • Në Berat do të qëndrojë Fatmir Lleshi.
  • Në Fier emërohet Bert Nushi.
  • Drejtor kufiri në Korçë emërohet Arben Jocaj, ndërsa drejtor kufiri në Shkodër do të jetë Idajet Hoxha.
  • Drejtor kufiri në Gjirokastër emërohet Manol Dhamo, ndërsa nuk lëviz Drejtori i Dibrës, Edmond Tragaj dhe në Kukës emërohet Perlat Vatoci.
Please follow and like us: