Albspirit

Media/News/Publishing

Rama skualifikon Meidanin dhe Daden nga lista e LSI, mbeten në “garë” Meta dhe Vasili

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka propozuar tre emra për President. Sipas burimeve, mësohet se në takimin që Rama ka patur dje me Metën, kreu i LSI i ka propozuar kryeministrit emrat e Rexhep Meidanit, Paskal Milos dhe Arta Dades.

Mirëpo, kryeministri ka refuzuar që këta emra të jenë pjesë e diskutimeve. Ndaj kryesia e LSI­-së është mbledhur sot dhe ka nisur të mbledhë firmat për kandidatë të tjere. Mesohet se Rama ka qenë kategorik dhe nuk ka dashur të diskutojë asnjë nga emrat e propozuar nga LSI.

Please follow and like us: