Albspirit

Media/News/Publishing

Rama tek zyra e Metës pak orë para votimit për Presidentin

Pak orë para nisjes së seancës së sotme plenare dhe raundit të tretë të zgjedhjes së Presidentit të ri, kryeministri Rama ka nisur një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Një natë më parë vetë Meta takoi Presidentin Nishani fill pas një takimi me partitë e koalicionit.

Ndërkohë që zhvillohen disa takime të cilat kanë në qendër krizën politike në vend, edhe në këtë raund nuk është parashikuar votimi i ndonjë emri për President.

Me senacën e sotme mbyllet detyrimi që Parlamenti të zgjedhë Presidentin me shumicë të cilësuar ndërkohë që shkohet ne raundet e tjera vetëm me shumicë të thjeshtë, 71 vota.

Dy ditë më parë, Gramoz Ruçi në mbledhjen e Grupit të PS-së, i njoftoi deputetët se edhe në raundin e tretë nuk do të ketë kandidat.

“Jemi në pritje të opozitës që të bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Kjo do të varet nga negociatat që do të bëhen me përfaqësuesit e Partive Popullore Europiane. Nëse nuk do të jetë pjesë e këtij procesi edhe opozita, ky raund do të digjet pa asnjë kandidat nga ana jonë”, ka thënë Ruçi.

Please follow and like us: