Albspirit

Media/News/Publishing

Enver Robelli: Ilir META president? Pse jo Shullazi, Prenga apo Fazlliqi?

Ilir META president? Pse jo Emiljano SHULLAZI? Ose Armando PRENGA? Apo Damir FAZLIQI?

Shqipëria ka kandidatë të denjë për president. Visar Zhiti është njëri prej tyre. Fatos Lubonja po ashtu, sepse është një zë i parehatshëm, rrjedhimisht shumë i dobishëm për shoqërinë shqiptare. Por si me shumë poste edhe me atë të presidentit në Tiranë bëhen pazare e kalkulime politike. Rezultat i këtyre pazareve është kandidatura e Ilir Metës për president, një figure politike pa asnjë kredibilitet moral dhe publik. I zënë me pelë përdore duke kurdisur tenderë me një ministër të tij, Meta është shembulli i politikanit që nuk ka asnjë skrupull. Rrjedhimisht, ai është personifikim i fytyrës së ndyrë të politikës shqiptare, që lojalitetin e blen sipas nevojës. Në vitin 2017 Shqipërisë i duhet një president tjetër, një president që qëndron mbi kampet politike dhe përfaqëson unitetin e popullit. Meta si president do të përfaqësojë unitetin e tarafit të tij politik. Duhet përgëzuar Edvin Ramën për marrëzinë e radhës në politikën shqiptare. Ka mundur ta bëjë edhe Emiljano Shullazin president. Ose Armando Prengën. Apo Damir Fazliqin.

Please follow and like us: