Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Meta president, Artan Hoxha: Kel Balili është duke u shkrirë së qeshuri që tani

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar situatën politike në vend dhe zgjedhjen e sotme të presidentit, i cili me gjasë do të jetë Ilir Meta pas përkrahjes nga socialistët dje publikisht.

Hoxha ka futur në lojë të shumëkërkuarin Klement Balili,  i cili ende nuk dihet ku ndodhet duke u shprehur se ai tashmë sipas Hoxhës po shkrihet së qeshuri me zhvillimet më të fundit për kreun e shtetit.

Ai ka shpërndarë një lajm ku dosja e Metës ka dalë e pastër para votimit të orës 17:00.

“Ndërsa Kel Balili është duke u shkri sëqeshuri që tani. Kampionati vazhdon, kjo ishte thjesht ndeshja e radhës”,- ka shkruar në rrjetet sociale Hoxha.

Please follow and like us: