Albspirit

Media/News/Publishing

Ja kush do të jetë kryetari i ri i LSI

Petrit Vasili do të marrë drejtimin e LSI-së pas zgjedhjes së Ilir Metës President i vendit. Vasili është aktualisht n/kryetar i kësaj force politike dhe njëherësh minister i Drejtësisë. Ilir Meta u votua sot në orën 17:00 si President i Republikës me votat e mazhorancës dhe pa mbështetjen e PD-së. Ai e merr detyrën në fund të korrikut kur i mbaron mandati Nishanit. Maxhoranca i dha fund dje djegies së raundeve pa kandidat për zgjedhjen e Presidentit të ri, pasi priti opozitën në tri raundet e para që të bëhej pjesë e procesit. Kryeparlamentari Meta mori dje mbështetjen e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Kryesisë së Partisë Socialiste, për të qenë ai në krye të shtetit shqiptar. Kryesia e LSI-së propozoi dje kryetarin e saj, Ilir Meta, kandidat për President, duke i dhënë dhe firmat e deputetëve.

Please follow and like us: