Albspirit

Media/News/Publishing

Mediat kroate shkruajnë për Rita Orën

Përveç sukseseve të Ritës si këngëtare e si aktore në filmin “Fifty Shades Of Grey”, ky artikull flet edhe për pamjen fizike të Ritës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora po konsiderohet si njëra ndër këngëtaret më të bukura shqiptare.

Së fundmi për bukurinë e saj po shkruajnë edhe mediet kroate. Është Index.hr që i ka kushtuar një artikull të veçantë Ritës.

Përveç sukseseve të Ritës si këngëtare e si aktore në filmin “Fifty Shades Of Grey”, Index.hr ndër të tjera ka cekur se janë të habitur se si Rita kompleksohet me trupin e saj, shkruan KultPlus. ‘Nuk mund të besojmë se si kompleksohej me trupin e saj’, thuhet në këtë artikull.

‘Gjithashtu, këngëtarja bjonde që nga fillimi ishte e njohur si një prej femrave të famshme me trup sexy dhe forma të përsosur, ne duhet të pranojmë se ishim shumë të befasuar që ajo ka vetëm një problem me besim’

Please follow and like us: