Albspirit

Media/News/Publishing

Meta zgjidhet presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, merr 87 vota

Ilir Meta zgjidhet presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, merr 87 vota. Me votim të thjeshtë Ilir Meta do të marrë postin që tani mban Bujar Nishani. Seanca është drejtuar nga nënkryetarja Valentina Leskaj.

Më herët u zbardhën edhe emrat e 23 deputetëve që kanë firmosur për të propozuar Metën për president. Mes tyre ishte edhe Monika Kryemadhi, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.

Komisioni i Ligjeve i ka dhënë “OK”-in kandidaturës së Ilir Metës për President pasi plotëson të gjitha kërkesat kushtetuese dhe ligjore.  Ky komision drejtohej nga Vasilika Hysi, ku ka paraqitur jetëshkrimin, vetëdeklarimin e garantimit të integritetit të Metës. Komisioni ka marrë shkresën e KQZ-së për formularin e vetëdeklarimit të kandidatit Meta. Sipas KQZ-së rezulton se Ilir Meta nuk është në kushtet e  ndalimit. Po kështu plotëson kushtin që është mbi 40 vjet dhe kadidatura e tij përmbush kushtet ligjore dhe nuk ka asnjë problem kushtetues.

Sipas komisionit të ligjeve Ilir Meta është kandidat i vetëm për president dhe për këtë të gjithë deputetët kanë rënë dakord.

Meta u zgjodh president në raudin e katërt të votimit, pas djegies së 3 raundeve të para. Dje ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi që i ka bërë presion LSI-së për zgjedhjen e presidentit të ri dhe disa minuta më vonë nisën lëvizjet për mbledhjen e firmave.

Please follow and like us: